Pas bllokimit të pikës kufitare në Bërnjak ka reaguar edhe Ministrja e Jashmte, Donika Gërvalla.
Gërvalla tha se kjo pikë kufitare është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook thotë se brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.
“Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet” shkruan Gërvalla raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


