Lajme

Gërvalla për Martin Berishaj: S’ka asgjë prej të cilës duhet akuzuar ai

07/26/2022 11:50
nga:N M

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka vazhduar të mbrojë ambasadorin Martin Berishaj, i cili dyshohet për shpëlarje parash dhe korrupsion.

Ajo tha se Berishaj do vazhdojë punën përderisa nuk ka fakte për shkelje, sipas saj.

“E kam pritë më herët kur pati raportime nga mediumi slloven. E kam takuar, kam biseduar, më ka raportuar me shkrim. E kam krahasuar versionin e tij me Slloveninë, Kroacinë edhe Malin e Zi. Kemi pasë nga gjitha shtetet se nuk ka asgjë prej të cilës duhet të akuzohet. Prandaj ai vazhdon punën. Nëse konstatohen shkeljet ligjore, patjetër do merren masat e nevojshme. Unë isha në Dubrovnik dhe pashë që Berishaj ka krijuar jo vetëm lidhje të mira me kolegët e tij, por ka stabiziluar edhe marrëdhëniet që ashtu janë të shkëlqyera me Kroacinë.”, shtoi ajo.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, është emri kryesor i përmendur në skandalin e zbuluar financiar në Slloveni ku dyshohet se kandidati për kryeministër, Robert Golob, ka bërë shpëlarje parash dhe atë e ka ndihmuar ambasadori kosovar. Bëhet fjalë për 600 mijë euro. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, ai nuk kishte deklaruar kompaninë përmes së cilës po del se i ka përfituar ato para.

Gërvalla arsyeton “fshehjen” e shpenzimeve të Prindon Sadriut: Shpenzimet s’mund t’i ndajmë veç e veç