Lajme

Gërvalla për Lajçak e Borrell: Presim që të jenë më seriozë në dialog

12/16/2021 22:53
nga:M K

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë që ndërmjetësuesit evropianë në dialogun me Serbinë të jenë më seriozë.

Ndërmjetësuesit evropianë në dialogun Kosovë-Serbi janë përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell dhe emisari special i BE’së, Miroslav Lajçak.

Gërvalla tha se momentalisht nuk presin ndonjë zhvillim derisa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi.

“Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është afër dhe larg. Momentalisht nuk presim ndonjë zhvillim derisa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi. Ne mendojmë që Vuçiq do ta përdorë Kosovën për fushatë elektorale dhe do ta ashpërsojë gjuhen edhe më shumë.

Ne jemi dëshmitarë edhe të deklaratave të Vulinit të cilat janë shumë shoviniste. Ne shkojmë në dialog të përgatitur, kryeministri Kurti është i vetmi që ka propozuar 4 pika dhe presim që edhe ndërmjetësusit evropianë të jenë edhe më serioz”, tha ajo në Kanal 10.