Lajme

Gërvalla, PDK-së: Mos bërtisni, qetësohuni – pini pak ujë se nuk po vuajmë nga veshi

11/11/2024 17:27
nga:G C

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kërkoi nga deputetet e PDK-së të mos bërtasin, pasi siç u shpreh ajo, “nuk vuan nga veshi”.

“Qetësohuni pak se nuk është mirë për shëndetin, pini pak ujë, mos bërtit se nuk vuajmë nga veshi”, u shpreh Gërvalla.

“Unë ju kuptoj juve shumë mirë, ju njoh shumë mirë. Ju njoh jo veç në kuvend por ju njoh edhe si pjesë e atyre qindra mijëra shqiptarëve jashtë vendit, që ju jeni çu e keni ardh nëpër Ambasada e që i keni mbush me jarana, motra e vëllezër, keni ardh keni qëndruar veç me njerëzit që i keni bërë bizneset, keni paguar nga 500 mijë euro për libra e sene edhe nuk e keni marr guximin kurrë me ardh me u taku me neve që kemi qenë pjesë komunitetit atje”, tha Gërvalla.

Ministrja më tutje tha se në takimet me mërgatën nuk ka asnjë fjalë që lidhet me fushatën, pasi siç tha ajo, fushata nis në janar dhe atëherë do të kenë fjalë të tjera.