Lajme

Gërvalla pas takimit me Cavusoglu njofton se u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë

06/19/2022 11:09
nga:Q R

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në një konferencë të përbashkët për media ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj Turqisë pasi që shteti turk ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira e vendimtare.

“Turqia i ka qëndruar Kosovës pranë në momentet e saj të vështira dhe vendimtare dhe për këtë do të mbetemi gjithmonë mirënjohës”, tha Gërvalla

Ajo deklaroi se Kosova e ka të qartë përcaktimin për integrim në strukturat euroatlantike.

Gëvalla tha se Turqia si një anëtare e rëndësishme e NATO-s pas agresionit rus në Ukrainë ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, teksa ka thënë se Turqia po ashtu është aktive në ballkan si ndërmjetësues neutral edhe mes Serbisë dhe të tjerëve, raporton teve1.info

Gërvalla njoftoi se u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.

“Është për t’u përshëndetur marrëveshja që u nënshkrua sot nga dy ministrat lidhur me rritjen e frekuencës së fluturimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, tha ajo.

Tutje Gërvalla theksoi se pozicioni i Kosovës krashi kësaj qështje është i qartë, duke thënë që Kosova Rusinë dhe Serbinë i sheh jo vetëm si faktor agresiv por edhe destabizues.

“Republika e Kosovës e ka të qartë përcaktimin e saj për integrimin në të gjitha strukturat euroatlantike, si një anëtare e rëndësishme e NATO-s pas agresionit rus në Ukrainë Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese dhe është po ashtu aktive në ballakan si ndërmjetësuese neturale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë po edhe Serbinë e shohim jo vetë si faktor agresiv por edhe destabizilues për të gjithë rajonin tonë”, tha Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, shpreson që përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, NATO-s e Turqisë do të kontribojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të iu pamundësohet ta destabilizojnë ballkanin perëndimor e Evropën juglindore.

“Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, të NATO-s, por edhe të Turqisë do të kontirbojnë që Serbisë dhe separatisteve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të I’u pamundësohet që nën hijen e agresonit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilozojnë ballkanin perëndimor dhe Evropën Juglindore”, tha ajo.

Ministrja Gërvalla tha se homologu i saj e njeh mire historin e shtypjes e gjenocidit në Kosovë.

“Është kënaqësi të presësh një homolog, një mik vërtetë të mirë të Kosovës, i cili e njeh mirë historinë e dhimbëshme të shtypjes dhe gjenocidit në Kosovë dhe I cili në të gjitha lëzivjet e tij në rajon nuk e harron përvojën e tij në rajon jo vetëm historike por edhe shumë të freskët të gjenocidit të luftës në rajonin tonë”, tha ajo.

Gërvalla tha se diskutuan për bashkëpunimin në arsim, trajtimin e pacientëve nga Kosova në Turqi si dhe trajnimin e stafit shëndetësor atje.

“Me ministrin Cavusoglu, biseduam edhe rreth anagazhimit të Turqisë në mbështetjen edhe në fushën e arsimit dhe dëshirojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim, po ashtu i shpreha mirënjohjen qeverisë turke për ndihmën në fushën e shëndetësisë për dhënien e trajtimit pa pagesë për pacientët nga Kosova”, përundoi ajo.