Lajme

Gërvalla pas aplikimit të Kosovës në KE: Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën (VIDEO)

05/12/2022 12:30
nga:Astrit Gashi

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se tashmë është kryer edhe pjesa formale e aplikimit.

Ajo tha se kishte takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës .

Në videon e shpërndarë nga MPJD, Gërvalla deklaron se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën.

Ajo rikujton se Kosova është vendi më demokratik e më pro evropian në rajon.

Prandaj, Gërvalla tha se vendi e meriton të jetë anëtare e KE-së.

Ministrja tha se me anëtarësimin e Kosovës në KE, forcohen të drejtat e qytetarëve të Kosovës.