Lajme

Gërvalla paralajmëron aktivitete të përbashkëta me Kurtin në SHBA, atje ndodhet edhe Presidentja Osmani

09/22/2024 19:21
nga:G B

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka arritur  në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç a njoftuar zyra për media e MPJD, ajo do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.

Gërvalla do të jetë edhe pjesë e takimeve të ndryshme shumëpalëshe, të cilat do të trajtojnë tema të sigurisë globale dhe rajonale, politikës dhe ekonomisë.

Së bashku me kryeministrin Albin Kurti, Gërvalla, do të mbajë takime të ndryshme me komunitetin shqiptar në SHBA, përfaqësues të ndryshëm të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shoqërorë.

Në SHBA ndodhet edhe presidenta e Kosovës, Vjosa Osmani.