Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se pakoja e reformës në drejtësi po i afrohet finalizimit institucional.
Kjo pas një takimi të zhvilluar me përfaqësues të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë.
Gërvalla theksoi se reforma në drejtësi nuk është vetëm një proces i ndryshimeve ligjore, por një domosdoshmëri për ndërtimin e një sistemi drejtësie me integritet.


