Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”.
Në një postim në Facebook-në e saj, Gërvalla tha e VV-ja nuk zmbrapset e as nuk dorëzohet.
“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Nuk bëjmë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe me interesin e Republikës.Përgjegjësia ndaj qytetarit nuk negociohet”, ka shkruar Gërvalla.


