Kosova dhe Serbia kanë nisur një ‘luftë’ diplomatike rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Kosova është optimiste se të martën (nesër) do të marrë dritën jeshile për pranim në Këshill të Evropës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është shprehur optimiste për anëtaërimin e Kosovës në KiE.
Ministrja Gërvalla ka ripërsëriti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në KiE, raporton gazeta10.


