Lajme

Gërvalla njofton se ndalohet punësimi i familjarëve në MPJD

04/23/2024 11:02
nga:G C

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me zyrtarët dhe diplomatëve në këtë ministri.

Gërvalla thotë se këtë vendim e mori kishte raste që në MPJD ishin të punësuar deri në 4 anëtarë prej një familjes.

Ajo shtoi se rreshti i punësimit të familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuar, është i madh.

Ministrja edhe këtë rast, pak u morë edhe me mediat duke thënë se “e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim“.