Lajme

Gërvalla nga radio gjermane i bën thirrje BE-së për liberalizim vizash

06/22/2022 22:28
nga:G B

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Bruksel, ka bërë thirrje që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, raporton Gazeta Blic.

Ajo në një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë veprime të qarta dhe jo retorikë diplomatike.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz ka paralajmëruar Bashkimin Evropian që të mos vonojë përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ajo bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën para samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kosova dëshiron të aplikojë për një kandidaturë për anëtarësim në BE para fundit të këtij viti”, shkruan radio gjermane./Gazeta Blic/