Lajme

Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

05/25/2024 20:15
nga:Sh R

Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Gërvalla, ka njoftuar se gjatë diskutimit të sa, ka theksuar shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon.

“Potencova rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por gjithë Evropën”, ka thënë Gërvalla.

Gjatë qëndrimit të ShBA, ministrja Gërvalla ka zhvilluar takim edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, James O’Brien.

Gërvalla ka thënë se ë frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka thënë Gërvalla.

Shefja e diplomacisë kosovare ka takuar kongresistin demokrat Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës,me të cilin diskutuan rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.

Gjatë këtij takimi u ri-konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë.

Gërvalla dhe Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon.