Lajme

Gërvalla mirëpret delegacionin e Samitit Rinor të Teksasit, fokus bashkëpunimi mes të rinjve

01/30/2026 16:04
nga:Sh R

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka mirëpritur për herë të parë në Kosovë, Christian Collins, kryesues i delegacionit dhe kryetar i Samitit Rinor të Teksasit.

Gërvalla ka thënë se tema diskutimi ishin të rinjtë në udhëheqje, pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi i brezit të ri në dialogun ndërkombëtar.

Ajo ka thënë se ky takim hapi rrugën për bashkëpunim dhe projekte konkrete mes të rinjve tanë dhe atyre të Teksasit.