Lajme

Gërvalla: Ky është emri që do t’i propozoj Kurtit për Ministër të Shëndetësisë

10/07/2022 22:05
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se do t’i propozojë kryeministrit Albin Kurti që të emërtoj Haxhi Avdylin Ministër të Shëndetësisë.

Ajo ka shtuar se ky është kandidati i shkëlqyer që kjo parti ka për këtë institucion.

“Pa dashur t’i marrë të drejtën kryeministrit për të vendosur vet së bashku me njerëzit me të cilët këshillohet për emërimet, unë mendoj se partia “Guxo” ka një kandidat të shkëlqyer të shëndetësisë.”

“Mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do t’i shërbente jo vetëm me eksperiencën e tij profesionale dhe me eksperiencën e tij të gjatë në jetën publike dhe politike të këtij institucioni”, tha ajo në RTK.

Gërvalla ka thënë se kjo kërkese nuk është kërcënim për koalicionin.

“Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord unë do të ja bëjë këtë propozim dhe do të ja bëjë argumentet e mija. Kjo është kërkesa jonë si parti, nuk është kërcënim”, theksoi ajo.

Ajo ka shtuar se një vendim për propozimin e Haxhi Avdylit nuk e kanë marrë si parti.