Lajme

Gërvalla kujton Masakrën e Mejës: S’do të ndalemi së punuar deri të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë

04/27/2024 20:22
nga:Mergim Rreci

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë.

Gërvalla tha se në Masakrën e Mejës, forcat serbe ekzekutuan 376 civilë shqiptarë, katolikë, myslimanë, gra e burra, të moshuar e fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë.

“Nuk do të ndalemi së punuari për drejtësi, derisa kriminelët të gjykohen dhe dënohen dhe të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë”, tha Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se Kosova është jetësimi i amanetit të të rënëve për liri dhe forcimi i saj çdo ditë është detyrimi yni dhe i gjeneratave që po e jetojnë lirinë.