Lajme

Gërvalla i kundërpërgjigjet PDK-së: Jo 1.1 milion po as edhe një cent

06/01/2022 16:19
nga:Genita C

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar sot të njejtën dhe Ministrin Fitim Damka për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Gërvalla ka bërë një postim të shkurt në profilin e saj në Facebook, duke thënë se s’ka keqpërdorur as edhe 1 cent.

“Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.