Lajme

Gërvalla i del në mbrojtje ministrit Peci pasi deputetja Musliu e gjuajti me ujë: Guximtar mendjemprehtë!

12/21/2021 21:12
nga:M K

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, i doli në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Gërvalla e quajti Pecin guximtar mendjeprehtë.

Gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, deputetja Ganimete Musliu, i tha Pecit se do të ballafaqohet me të në gjykatë, e pastaj i tha rrugaç e idiot dhe i hodhi ujë.

E Peci ia ktheu Musliut duke i thënë se nuk do të ketë hajni më për shokët e deputetes Musliu.

E ushtruesja e detyrës së kryetarit të Listës Guxo, Donika Gërvalla Schwarz, e mbrojti Pecin duke thënë për të se është imun ndaj provokimevë.

Gjithashtu, Gërvalla e quajti Pecin “guximtar mendje prehtë”, e poashtu tha se ministri Peci është i urtë në fjalë e shumë i vendosur në punë.

Më poshtë gjeni reagimin e Gërvalla Shwarz:

Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara.

I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë.

Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.