Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka akuzuar homologun e saj serb, Marko Gjuriq, se po e fajëson Kosovën për, siç tha, “sulmin e Serbisë” ndaj infrastrukturës kryesore të Kosovës.
Në një postim në X, Gërvalla tha se Gjuriqi është personi kyç në instalimin e “sistemit satelit të Vuçiqit”.
“Gjuriqi i Serbisë po nxjerr përfundimisht ADN-në e tij politike, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke fajësuar viktimën për sulmin e Serbisë ndaj infrastrukturës kryesore të Kosovës. Gjatë viteve 2013-2020, Gjuriqi ishte kyç në instalimin e sistemit satelit të Vuçiqit, duke përfshirë terroristë si Radoiçiq, të cilin e takoi pas sulmit të 23 shtatorit. Turp”, shkroi Gërvalla në X.
Gjuriqi, në një postim në X, tha se beson që akuzat e Kosovës ndaj Serbisë për sulmin e mbrëmshëm janë të pabaza dhe se, sipas tij, “tregon potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”.
“Ndërsa regjimi etnonacionalist i Kurtit ka nxituar të drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza minojnë përpjekjet për dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë delikate”, u shpreh Gjuriqi, mes tjerash.
Serbia’s Đurić is finally laying bare his political DNA, using hate speech and blaming the victim for Serbia’s attack on🇽🇰’s core infrastructure. 2013-2020,Đ. was key in installing Vučić’s proxy system, including terrorists like Radojčić, whom he met post-Sep23 attack.A disgrace. pic.twitter.com/7j024RtEA9
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 30, 2024