Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar lidhur me rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Donika Gërvalla ka shprehur kënaqësinë për performancën e partisë së saj, duke e quajtur këtë një fitore të madhe për LVV, Guxo dhe Alternativën.
Sipas saj duhet të pritet për votën nga diaspora.
“Sot kjo ditë ka shfaqur një fitore të madhe për partinë tonë. LVV, Guxo dhe Alternativa janë të suksesshme. Kryeministri ka thënë se kemi vetëm një rezultat preliminar. Nuk janë marrë ende faktorët e rëndësishëm, siç është vota e mërgatës. Do ta formojmë qeverinë dhe do të udhëheqim ndershëm,” ka deklaruar Gërvalla.