Lajme

Gërvalla falënderon anëtarët kryesorë të PE për miratimin e liberalizimit të vizave: Së bashku jemi Evropë

04/18/2023 14:35
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gërvalla këtë e ka cilësuar si një ditë të gëzuar për Kosovën.

”Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare. Së bashku jemi Evropë”, ka shkruar ajo në Twitter.