Lajme

Gërvalla: E them me përgjegjësi, liberalizimi i vizave nuk është larg

10/07/2022 21:18
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk është larg.

Gërvalla thotë se është optimiste sa i përket liberalizimit të vizave, por megjithatë thotë se gjërat edhe mund të ndryshojnë e të ketë surpriza.

“Liberalizimi nuk mund të jetë larg. Unë personalisht jam optimiste, unë gjithmonë besoj në rrjedhjen e mirë të gjërave dhe në anën tjetër edhe ne do të jemi të gjithë të kujdesshëm të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme…

Unë ju them me përgjegjësi që nuk është larg, por asnjëherë nuk e dim kur në një tavolinë ulen shumë shtete që kanë të drejt t’i shfaqin vendimet e tyre”, tha Gërvalla në televizionin publik.