Pas fitores së medaljes së artë në Lojrat Olimpike Tokio 2020, Distrie Krasniqi ka marrë shumë urime.
Një urim ka shkuar në drejtim të Krasniqit, edhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvall-Schwarz.
Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social, ajo ka thënë se Distria dhe shumë kolegë të saj duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre.
“Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre” shkruan Gervalla në facebook.
Postimi i plotë:
Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë. Krahas krenarisë së pafund, në këto çaste gëzimi të madh, të mos harrojmë që Distria, kolegët dhe koleget e saj, por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes, kulturës, gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre.
Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre.


