Lajme

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane të luftërave të cilat ndodhen në Kosovë

08/10/2022 17:27
nga:Genita C

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë ndër luftëra të cilët ndodhen në Kosovë.

“Kjo ia mundëson Volksbund që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi për këto varre të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

“Faleminderit për këtë gjest respekti”.

Volksbund ne emër të qeverisë federale kryen regjistrimin, ruajtjen dhe kujdesin për varret e të vdekurve gjermanë të luftërave jasahtë vendit të tyre.