Lajme

Gërvalla dhe Dendias biseduan për rrugën euro-atlantike të Kosovës

03/12/2023 18:39
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se me homologun e saj nga Greqia, Nikos Dendias kanë biseduar për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Me poshtë mund ta lexonin cicërimën e kryediplomates kosovare që e ka bërë në rrjetin e saj social Twitter.

“Bisedime frytdhënëse me homologun tim Nikos Dendias mbi zhvillimet e kohëve të fundit dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve”, ka shkruar Gërvalla.

“Theksuam angazhimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në avancimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës”, ka përfunduar kryediplomatja kosovare.