Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me vizitën në Izrael, takimin më përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ministrja Gërvalla tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm që nga pavarësie në rrugën për integrime evropiane.
“Kosova është ndër shtetet e pakta ose i vetëm që në kushtetutën e saj e ka inkorporuar Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”.
“Jemi njëkohësit të kujdesshëm dhe optimist që homologët në këshillin ministror me 20 maj do ta përkrahin kërkesën”.
“Republika e Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë integrale e Evropës dhe e Perëndimit. Përfshirja e Evropës në KE do të jetë kontribut për stabilitetin dhe më në fund paqen në Ballkan”.
“Ne besojmë që tani është koha që të marr vendimet e duhura dhe për të shtrënguar radhët me shtetet demokratike. Prandaj, kemi vendosur që këtë vendim ta marrim tani. Me anëtarësimin në Këshillin e Evropës fitojnë qytetarët, shtetet e rajoni dhe Evropa.
Ky është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë e plotë sfida deri në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.
“Faleminderit të gjithë ata që punuan dhe kontribuuan për ta bëre të mundur këtë hap”.Ministrja Gërvalla tha se Afatet brenda së cilave mund të arrihet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, është proces i gjatë e se tani veç se e kanë bërë hapin e parë me aplikim.
“Kjo s’mund të parashihet se a mund të bëhet brenda 1 viti, 6 apo 7 viteve”, tha Gërvalla.


