Lajme

Gërvalla, Aliu e Haxhiu bashkë me Kurtin te Mickoski në Shkup, pas takimit dy kryeministrat flasin për mediat

08/05/2024 10:07
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Atje, ai do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral, ka njoftuar të hënën zyra e kryeministrit.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri Mickoski do të deklarohen për media.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024.