Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, kujton 11 shtatorin të vitit 2001 kur kishte ndodhur sulmi ndaj Kullave Binjake në SHBA.
Ajo përmes një shkrimi në Twitter tha se ky sulm nuk ishte vetëm ndaj Amerikës, por ndaj të gjithëve neve.
“11 shtatori nuk ishte vetëm një sulm ndaj Amerikës. Ishte një sulm ndaj të gjithëve ne, kundër mënyrës sonë të jetesës. Ne nderojmë të gjithë viktimat dhe heronjtë”, ka shkruar Gërvalla.
Tutje, ministrja tha se ne duhet të mbrojmë paqen dhe lirinë kundër terrorit si dhe theksoi se qëndrojmë me aleatët tanë.
9/11 was not only an attack on America. It was an attack on all of us, against our way of life. We honor all the victims and heroes. We have to defend peace and freedom against terror. We stand with ?? and our allies, we stand against terrorism. https://t.co/aP4P0QErgc
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 11, 2021