Steven Gerrard është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Skoci nga Shoqata e Gazetarëve në këtë vend.
Skuadra e Gerrard, Rangers më në fund i dha fund dominimit 9 vjeçar të Celtic në Premiershipin skocez kur ata u konfirmuan si fitues të titullit në mars, përcjell GazetaBlic Sport.
Rangers nuk e kishte fituar kampionatin që nga sezoni 2010-11.
Pasi mori çmimin, Gerrard tha: “Jam i kënaqur që marr çmimin Trajneri i Vitit. Është meritë kolektive. Ne jemi shumë një ekip këtu. Unë mendoj se kemi arritur suksesin që kemi këtë sezon si një ekip i madh dhe unë falënderoj të gjithë djemtë në media për votimin për mua dhe unë e çmoj çmimin.”
/GazetaBlic Sport


