Sporti

Gerrard rikthehet sot në ‘Anfield’, formacionet e mundshme: Liverpool – Aston Villa

12/11/2021 11:26
nga:E K

Liverpool do të përballet sot me Aston Villan.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 16’të do të luhet në “Anfield” me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi do të jetë i veçantë pasi sot për herë të parë trajneri i Aston Villas dhe ish kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard do jetë kundërshtar në ‘Anfield‘ aty ku kaloi 17 vite të karrierës së tij si futbollist.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të zbresin në fushë:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane.

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Young; McGinn, Nakamba, Luiz; Ramsey, Buendia; Watkins.

/GazetaBlic Sport/