Sporti

Gerrard nominohet për trajnerin e muajit, rivalizon Guardiolan e Kloppin

12/03/2021 15:45
nga:Mergim Rreci

Steven Gerrard mbërriti në Aston Villa më 15 nëntor dhe deri në fund të muajit ka arritur dy fitore.

Premier League ka zbuluar këtë të premte kandidatët për trajner për muajin nëntor dhe këtë herë janë vetëm tre kandidatë: Gerrard, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, përcjell GazetaBlic Sport.

Gerrard fitoi ndeshjet kundër Brighton dhe Crystal Palace, duke qenë i vetmi, së bashku me trajnerët e Liverpool dhe Manchester City, që ka të paktën dy fitore radhazi.

Guardiola ka një rekord 100% fitoresh, me fitore ndaj Manchester United, Everton dhe West Ham.Klopp fitoi dy dhe humbi një.

/GazetaBlic Sport/