Sporti

Gerrard: Në Arabi ndihem si në shtëpinë time, dua të jem pjesë e kësaj kulture

07/09/2023 23:22
nga:Lorik J

Steven Gerrard, i zyrtarizuar së fundmi si trajneri i ri i Al Ettifaq, ka folur për arsyen për të shkuar në Arabinë Saudite.

“Ne kemi ambicie të vazhdojmë të rritemi dhe ta bëjmë kampionatin një nga më të mirët në botë. Mendoj se klubi është identifikuar me atë që duhet të bëjmë, tashmë ka një mbështetje fantastike, edhe me ndryshimin e presidentit. Ata janë shumë ambiciozë, njerëz të mirë, që japin gjithçka dhe kalojnë shumë kohë në klub. Dua të jem pjesë e kësaj kulture”, ka thënë ai, cituar nga Sky Sports.

“Unë mendoj se Al Ettifaq ka njerëz të mirë që përfaqësojnë klubin. Më bënë të ndihem si në shtëpinë time”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport