Sporti

Gerrard: Lojtarët e vaksinuar mund të kenë përparësi që të na bashkohen në merkaton e janarit

12/14/2021 17:34
nga:Lorik J

Disa skuadra të Premierligës mund të marrin në konsideratë statusin e vaksinimit të transferimeve të mundshme me të cilat duan të rifreskojnë ekipet e tyre në afatin kalimtar të janarit – pasi një numër në rritje i rasteve të koronavirusit ngre frikën për shyerjen e takimeve.

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dhe kolegu i tij i Crystal Palace, Patrick Vieira, thanë të martën se nëse lojtari është i vaksinuar mund të konsiderohet në procesin e vendimmarrjes për përforcim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne po shqyrtojmë gjithçka. Kështu që unë jam i sigurt se kjo do të ndodhë. Por padyshim që ne do të marrim vendime kur të vendosim që një person i caktuar është ai që mund të vijë dhe të na përforcojë,” tha Gerrard.

Kurse, trajneri i Crystal Palace, Vieira tha se klubet duhet të gjejnë zgjidhje, kështu që mundësia që një lojtar i pavaksinuar duhet të jetë në izolim për dhjetë ditë  para se të nënshkruhet kontrata.

/GazetaBlic Sport