Steven Gerrard edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e trajnerit të Aston Villas.
Gerrard u zyrtarizua para pak ditësh nga Aston Villa si trajneri i tyre i ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas zyrtarizimit të tij në klubin anglez, Steven Gerrard, ka konfirmuar edhe stafin e tij që do t’a ndihmojë atë në drejtimin e klubit të Premierligës.
Gerrard ka marrë me vete nga skuadra skoceze, Rangers edhe ndihmësit e tij Gary McAllister, Michael Beale, Scott Mason dhe Jordan Milsom.
Stafi aktual i Aston Villas si Austin MacPhee, Aaron Danks dhe Neil Cutler do të vazhdojë punën në ndihmën e teknikut anglez, Steven Gerrad.
/GazetaBlic Sport/


