Sporti

Gerrard ka zgjedhur dy yje që dëshiron t’i transferojë në Al-Ettifaq

07/04/2023 10:46
nga:L J

Steven Gerrard ka marrë përsipër drejtimin e klubit arab, Al-Ettifaq.

Tani ai ka një plan ambicioz për të forcuar skuadrën me emra të njohur nga Premierliga angleze. Gerrard ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Al-Ettifaq dhe do të jetë angazhimi i tij i tretë me skuadrën e seniorëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai drejtoi Rangers për tre vjet (2018-2021) dhe më pas kaloi një vit tek Aston Villa. Në ekipin e tij të ri , ai do të donte të shihte ish-bashkëlojtarin e tij Jordan Henderson dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Henderson, kapiteni 33-vjeçar i Liverpool-it, është nën kontratë me klubin nga Anfield deri në fund të qershorit 2025, teksa Aubameyang, një vit më i madh është në kërkim të një sfide të re pas një sezoni të pasuksesshëm në Chelsea.

/GazetaBlic Sport