Sporti

Gerrard: Jam luftëtar, nuk dorëzohem – do ta rikthejë situatën

10/20/2022 23:12
nga:Lorik J

Skuadra e Aston Villas e ka nisur si mos më keq sezonin në Premierligë.

Sonte, Aston Villa u mposht nga Fulham me rezultatin 3-0 në ndeshjen e Premierligës dhe tashmë ndodhen në pozitën e 17’të, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Gerrard tha se është i mërzitur, por se do të luftojë për ta rikthyer situatën.

“Është e vështirë. Unë jam një luftëtar, nuk do të dorëzohem. E kuptoj zhgënjimin, jam edhe unë i zhgënjyer. Sonte ishte natë e vështirë”, tha Gerrard për Amazon Prime Video.

/GazetaBlic Sport