Steven Gerrard ka arritur marrëveshje me Al Ettifaq për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027, pra edhe për dy vite të tjera.
Informacioni është dhënë nga The Athletic. Ish-futbollisti 43-vjeçar është në krye të sauditëve që prej korrikut, përcjell GazetaBlic Sport.
Al Ettifaq ka shtatë fitore, shtatë barazime dhe shtatë humbje me Gerrard në krye.