Transferimi i ri i Aston Villas, Philippe Coutinho, ka zhvilluar seancë stëvitore me ekipin e Gerrard dhe ka treguar formë të mirë.
Tekniku anglez, Steven Gerrard, ka deklaruar se ish asi i Liverpoolit, Coutinho mund të debutojë me fanellën e Aston Villas në ndeshjen ndaj Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.
“Philippe stërviti me ne për tre ditë dhe nuk kishte probleme, vetëm duhet të punojmë për gjendjen e tij fizike dhe për përgatitjen e lojës kundër “Djajve të Kuq”, deklaroi ish mesfushori anglez.
Ndeshja mes Aston Villas dhe Manchester United zhvillohet nesër nga ora 18:30.
/GazetaBlic Sport/


