Lajme

Gërmia ‘zbukurohet’ nga bora, vizitohet nga një numër i lartë qytetarësh

01/20/2024 13:52
nga:Y I

Gërmia është bërë vend atraksion për qytetarët në Prishtinë, të cilët këtë vikend panë nga afër parkun e zbukuruar nga bora.

Rrugët që të dërgojnë deri tek parku ishin të pastruara.

Aty u panë shumë qytetarë me automjetet e tyre.

E më së shumti që e shijuan borën në Gërmi, ishin fëmijët të cilët nuk harruan as sajat e tyre./KP/