Sporti

Gerhard Progni largohet nga SC Gjilani

06/06/2022 17:15
nga:E K

Sport Club “Gjilani” sot ka filluar përgatitjet për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.

Ditë më parë është raportuar në media për disa largime nga kampi i “kuqebardhëve”.

Gazeta Enigma mëson se SC Gjilani i ka ndarë rruget edhe me Gerhard Prognin.

Progni ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar në Superligën e Kosovës viteve të fundit.

Futbollisti nga Tropoja ishte bashkuar me gjilanasit në vitin 2019.

Kujtojmë që Progni në edicionin e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë në Superligë.