Lajme

Gerashchenko: 16,000 persona gjenden në “zonën kritike” pas shkatërrimit të digës

06/06/2023 11:27
nga:Gazeta Blic

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme i Ukrainës, në rrjetin social Twitter ka njoftuar se rreth 16 mijë njerëz mund të goditen nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Nova Kahovka në rajonin e Khersonit në jug të Ukrainës.

Ky rajon që është nën kontrollin e forcave ruse, sipas Gerashchenko që publikoi një video e pasojave të shpërthimit të digës, tregojnë rajonet e mbuluara nga uji, transmeton Telegrafi.

“Rreth 16 mijë njerëz janë ‘në zonën kritike’ në rajonin e Khersonit në anën e djathtë të lumit Dnipro”, tha kreu i administratës ushtarake në Kherson.

“Trenat për evakuim do t’i dërgojë banorët e Khersonit në rajone më të sigurta”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si akt terrorist shpërthimin e digës nga forcat ruse, duke thirrur takim të jashtëzakonshëm të kabinetit të tij.

Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ky veprim i rusëve është bërë që forcat e Kremlinit të “blejnë kohë”, megjithatë sipas tyre pritet të ketë tani luftime të ashpra.