Sporti

George Russell fiton garën e madhe të Singaporit në Formula 1

10/05/2025 16:16
nga:Lorik J

Garuesi britanik, George Russell ka arritur të fitojë garën e madhe të Singaporit në Formula 1.

Russell, la pas holandezin Max Verstappen të Red Bull në vend të dytë si dhe Lando Norrisin e McLaren në vendin e tretë.

Për britanikun dhe Mercedesin, është fitorja e dytë në një nga garat për këtë vit.

Mirëpo gjatë kësaj gare, McLaren po ashtu janë shpallur “Constructors Champions”, për herë të dytë radhazi, çmim ky që i jepet skuadrës më të mirë.