Sporti

Gentrit Halili: “Ndaj Drenicës synojmë vetëm rezultat pozitiv, synimi i Ferizajt është mbetja në Superligë”

03/02/2023 18:10
nga:E K

Ferizaj po kalon një formë të mirë në sesionin pranveror të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ferizajt pas rikthimit të futbollit në Kosovë, po kalon formë të mirë duke arritur ta mposht Prishtinën, të barazoj me Gjilanin e së fundmi edhe duke mposhtur Dritën, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Ferizajt, Gentrit Halili për GazetaBlic Sport ka folur për formën e mirë të skuadrës dhe për synimet e këtij edicioni të Superligës së Kosovës.

Ai potencioi që atmosfera në ekip është shumë e mirë duke marrë parasysh rezultatet e fundit.

“Ekipi po kalon në një formë të mirë në këtë fillim të sesionit pranveror, duke arritur rezultate pozitive me të cilat normalisht është ngritur edhe morali i skuadrës“, tha fillimisht ai.

Drenica është kundërshtari i ardhshëm i Ferizajt, kurse Halili thotë se në këtë ndeshje do të synojnë rezultat pozitv.

“Për ndeshjen ndaj Drenicës skaudra po përgaditet maksimalisht. Në Drenicë shkojmë vetëm për rezultat pozitiv“, shtoi ai.

Halili potencoi që synimi i skuadrës së Ferizajt është mbetja në Superligë.

“Synimi i klubit dhe i gjithë qytetit është mbetja në Superligën e Kosovës“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/