Sporti

Gentrit Dumani njofton për largimin e tij nga Prishtina

12/14/2022 12:51
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Gentrit Dumani ka njoftuar për largimin nga skuadra e Prishtinës.

Dumani ishte transferuar gjatë verës tek skuadra nga kryeqyteti, por që nuk gjeti hapësirë në formacionin e trajnerit Munishi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Përshëndetje! Nga sot e tutje nuk do të jem pjesë e “FC Prishtina” Një falenderim për korrektësinë e treguar nga kryesia e klubit ndaj meje dhe faleminderit për të gjithë anëtarët dhe tifozët  “Plisat””, ka shkruar Duamni.