Sporti

Gentrit Dumani largohet nga Trepça 89′

06/06/2023 10:51
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur kosovar, Gentrit Dumani nuk do të jetë pjesë e Trepçës 89′ në edicionin e ri të futbollit vendor.

Skuadra mitrovicase, Trepça 89′ nuk ia doli të mbijetojë në Superligë dhe edicionin tjetër do të luajë në Ligën e Parë të futbollit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Dumani është larguar nga klubi dhe tashmë është lojtar i lirë.

Dumani ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe normalisht se ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Zyrtarizimi i largimit të tij pritet të bëhet gjatë orëve në vijim.