Showtime

Genta Ismajli pak para lindjes gëzon fansat me lajmin e fundit

01/16/2022 18:48
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka befasuar fansat e saj me lajmin e fundit.

Ka disa muaj që këngëtarja nuk është aktive sa i përket projekteve muzikore, por ka vendosur të thyej heshtjen, duke treguar për këngën e saj të re, shkruan GazetaBlic.

Ajo përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ka bërë të ditur se të enjten në ora 23:59 do të publikohet kënga e saj e re, për të cilën ka lënë të kuptohet që është bashkëpunim.

Asnjë detaj më shumë nuk dihet rreth këtij bashkëpunimi./GazetaBlic/