Sporti

Genoa – Milan, formacionet e mundshme

10/07/2023 12:21
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sot me tre ndeshje fantastike, atje ku në fushë zbresin Inter, Milan dhe Juventus.

Me fillim nga ora 15:00, Interi përballet me skuadrën e Bolognas, me ‘Neruazzurët’ që kërkojnë pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ora 18:00, Juventus dhe Torino përballen në derbin lokal, një derbi që tradicionalisht ka qenë i ‘nxehtë’.

Në mbrëmje, Milani luan në transfertë tek Genoa, me ndeshjen që nuk pritet të jetë aspak e lehtë për ‘Rossonerët’ në ‘Luigi Ferraris’.

Formacionet e mundshme:

Genoa: Martinez; Dragusin, Bani, Vasquez; De Winter, Thorsby, Frendrup, Malinovskyi, Matturro; Messias, Gudmundsson

AC Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Thiaw, Hernandez; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Okafor, Leao

/GazetaBlic Sport/