Daniele De Rossi beson fuqimisht në mbijetesën e Genoas.
Disa ditë pas barazimit 1-1 kundër Milanit dhe fitores 3-0 ndaj Cagliarit, klubi po bën lëvizje të pandërprera në tregun e transferimeve për të siguruar përforcime për trajnerin.
Për mesfushën, para së gjithash, po vlerësohet Kristjan Asllani. Aktualisht i huazuar nga Interi te Torino, shqiptari thuhet se është në rrugë për t’u larguar pasi nuk është më pjesë e planeve të Baronit.
23 vjeçari nuk do vazhdojë tek Torino dhe duket se Genoa do jetë destinacioni i radhës.
/GazetaBlic Sport/

