Sporti

Gennaro Gattuso shumë afër të bëhet trajner i skuadrës së njohur në Serie A

05/26/2022 18:28
nga:Mergim Rreci

Gennaro Gattuso mund të rikthehet të drejtojë një skuadër të Serie A. Alfredo Pedulla shkruan se bëhet fjalë për ekipin e Sampdorias.

Marco Giampaolo e shpëtoi skuadrën nga rënia në Serie B, por klubi mund të ndryshojë pronarë dhe ish-trajneri i Milanit rrezikon.

Pronarët potencialë preferojnë Gattuson për pankinën dhe priten zhvillimet e reja për të mësuar më shumë mbi këtë skenar