Gennaro Gattuso thuhet se ka kontaktuar Mario Balotellin për ta transferuar në Valencia, por sulmuesi i Adana Demirspor tashmë është afër FC Sion.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Michele Criscitiello, trajneri i ri i Valencias, Gattuso, telefonoi ish-sulmuesin e Milanit, Balotelli për ta pyetur nëse ai do të ishte i interesuar për një lëvizje në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo tashmë ishte lënë të kuptohet nga SuperMario, i cili javën e kaluar në një postim në Instagram publikoi një sondazh duke pyetur fansat e tij nëse do të dëshironin ta shihnin atë duke luajtur në Spanjë.
Megjithatë, i njëjti burim sugjeron se Balotelli tashmë është shumë afër një lëvizje për skuadrën zvicerane FC Sion.
/GazetaBlic Sport/


